Flash

Në Shqipëri burrat dominojnë gratë edhe në depozitat bankare

Lapsi.al 24 September 2026

Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fundit, por diferenca mes burrave dhe grave mbetet e madhe. Në fund të vitit 2024, gratë përbënin më pak se 44% të depozituesve të sektorit familjar.

Sipas INSTAT, me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregohet se në bankat e nivelit të dytë numëroheshin 2.716 milionë depozitues në sektorin familjar. Rreth 1.530 milionë ishin burra, ndërsa 1.186 milionë gra.

Në terma absolutë, diferenca arrin në 343,434 depozitues. Për çdo 100 gra që rezultojnë depozituese në banka, ka afërsisht 129 burra.

Edhe ndarja në përqindje e bën të dukshëm hendekun: burrat përbëjnë 56.3% të depozituesve, ndërsa gratë 43.7%, një diferencë prej 12.6 pikësh përqindjeje.

Hendeku nuk është një zhvillim i ri. Në vitin 2020, bankat raportonin rreth 1.420 milionë depozitues burra dhe 1.093 milionë gra, me një diferencë prej rreth 327 mijë personash. Katër vjet më vonë, diferenca në numër është zgjeruar në rreth 343 mijë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pjesëmarrja e grave nuk është rritur. Krahasuar me vitin 2020, numri i grave depozituese është shtuar me rreth 93,800, ose 8.6%. Numri i burrave është rritur me rreth 109,900, ose 7.7%.

Pra, në përqindje gratë janë shtuar pak më shpejt, por diferenca fillestare ishte aq e madhe sa hendeku në numër absolut nuk është zvogëluar.

Një tjetër tregues është numri i llogarive bankare. Në vitin 2024, sektori familjar kishte rreth 3.88 milionë llogari depozituese. Të dhënat e ndara sipas gjinisë tregojnë rreth 2.21 milionë llogari në pronësi të burrave dhe 1.70 milionë në pronësi të grave.

Në këtë seri ka një diferencë të vogël mes shumës së kategorive sipas gjinisë dhe totalit të raportuar, ndaj treguesi më i drejtpërdrejtë për krahasimin mbetet numri i depozituesve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se numri total i depozituesve nuk ka ecur vetëm në rritje. Nga 2.512 milionë në vitin 2020, ai ra në 2.458 milionë më 2021, u rikthye në 2.502 milionë më 2022 dhe u rrit ndjeshëm në 2.707 milionë më 2023. Në 2024, rritja ishte shumë më e vogël, duke e çuar totalin në 2.716 milionë. /Monitor 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI