Flash

Zbardhet emri i të plagosurit me armë në Lezhë, në gjendje shumë të rëndë

Lapsi.al 24 September 2026

Zbardhet identiteti i personit të plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. I plagosuri është Daniel Pikuli, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. 

Pikuli ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI