Flash

Berisha parashikon se shantazhi ndaj Klodiana Lalës ishte vetëm fillimi: Radhën e kanë prokurorët

Lapsi.al 24 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një komunikimi me gazetarët. 

Berisha komentoi edhe sulmin e ish-shefes së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, pasi kjo e fundit e pyeti nëse kishte shpërndarë sekrete shtetërore te eksponentë të krimit.

Kreu i PD-së u shpreh se sulmi verbal i Hysenit ndaj gazetares, duke aluduar për takime të sajat me agjentë serbë në Tiranë, është shpifje dhe hakmarrje e ish-shefes së SHISH për të vërtetat që gazetarja zbulon për publikun e gjerë.

“Që SHISH ka pasur në përgjim gazetarë, e kam konstatuar para jush. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer gazetarëve. Kjo është një shefe ordnere. Që t’u përgjigjesh gazetarëve në atë mënyrë, dëshmon se është hakmarrëse e verbër. Shpif për një gazetare që sulmon atë dhe padronin e saj. Në rast se ka pasur takime, se kë takon ti dhe se çfarë është në agjendë, s’ka lidhje me bashkëpunimin. Nëse shërbimi ka pasur një operacion, por tregon se s’ka pasur, është vetëdemaskim. Ajo përdor postin për të bërë një shantazh ndaj gazetarëve, pasi ky është problem i madh. Se do të shantazhojë dhe prokurorë e gjykatës. Është proces në vijim. E akuzon për mbrojtje të kriminelit dhe nxjerrje të sekretit. Akuza se si të lehtësohet, kur ajo ka kryer veprat më të rënda. Pas saj është Edi Rama." - u shpreh Berisha mes të tjerash. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI