Flash

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

Lapsi.al 12 June 2026

Gjykata e Sarandës ka lënë sot të lirë me masën “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, ish-oficerin e policisë së Komisariatit të Sarandës, Irakli Koçiaj.

Nuk dihet ende se me çfarë motivi është argumentuar lirimi i tij, ndërsa 7 efektivët e tjerë të arrestuar deri tani nga Komisariati i Sarandës janë lënë në masa shtrënguese nga “arrest shtëpie” deri në “arrest në burg” me afat, duke e bërë Koçiajn të vetmin ish – efektiv në liri.

Koçiaj u vetëdorëzua mëngjesin e dy ditëve më parë, pasi ndaj tij ishte caktuar në mungesë më 25 maj, masa e sigurimit “arrest në burg” për veprën penale “shpërdorim detyre”, si i dyshuar për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil.

Me iniciativë të AMP dhe urdhra të Prokurorisë, deri tani kanë rënë në pranga 8 ish – efektivë të Komisariatit të Sarandës, përfshirë ish-shefin Gëzim Bashllari dhe ish-specialistin e zonës Robert Çulli, që ndodhen në burg dhe për pak ditë do u rivlerësohet masa e sigurimit, ndërsa oficerët dhe specialistët Blerim Tafçiu, Andi Duro, Ajdin Islamaj, Kastriot Satka dhe Kristofor Shkrepa, ndodhen në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes mësohet se është ushtruar kontroll në banesën e ish-oficerit Ajdin Islamaj, të cilit i janë sekuestruar telefonat celularë me vendim të Prokurorisë.

Nuk dihet ende qëllimi pse është ushtruar ky kontroll, por mësohet se ditën që është ndaluar nga AMP, ai nuk i ka dorëzuar celularët duke u shprehur se nuk kishte.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI