Flash

Dosja e SPAK: Trafikantët prisnin aktet nënligjore për të kryer investime të mëdha

Lapsi.al 12 June 2026

Një fragment i dosjes së SPAK-ut ndaj Artur Koçekut dhe Franc Çopjas hedh dritë mbi një detaj të pazakontë: sipas prokurorisë, dy personat e dyshuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash nuk diskutonin vetëm për kompanitë dhe dokumentacionin financiar që përdornin, por edhe për investime të mëdha që do të realizoheshin pasi të miratoheshin akte nënligjore të favorshme për ta.

Në dosje, SPAK citon biseda të vitit 2020 mes Artur (Luçiano) Koçekut dhe Franc Çopjas, ku Koçeku mburret se kishte “rregulluar letrat” e kompanive të tij dhe se dispononte pesë kompani të mbështetura me kredi, hua dhe dokumentacion financiar.

Pas referimit të këtyre komunikimeve, prokuroria arrin në një konkluzion që ngre pikëpyetje të forta për kontaktet e krimit.

“...më tej biseda mes tyre vijon mbi plane sesi ata do të kryejnë investimet e tyre në shuma konsiderueshme pasi të krijohen aktet nënligjore të favorshme për ta” shkruajnë prokurorët e SPAK.

Pra, sipas SPAK-ut, dy personat e dyshuar nuk po diskutonin vetëm mënyrën e administrimit të kapitalit, por edhe pritjen e një momenti kur ndryshimet e ligjeve do t’u lejonin të realizonin investime të mëdha. Duhet theksuar se biseda zhvillohej në vitin 2020, ndërsa në vitin 2026 ne dimë se paratë që SPAK thotë se erdhën nga tonelatat e kokainës janë një realitet tashmë në projektet e kullave në qendër të Tiranës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI