Flash

"Kena emrin e keq..." Bisedat e Artur Koçekut në SKY ECC për pastrimin e parave

Lapsi.al 12 June 2026

Një nga elementët që SPAK përdor për të argumentuar dyshimet për pastrim parash janë komunikimet e përgjuara në platformën e koduar SKY ECC mes Artur (Luçiano) Koçekut dhe personave të tjerë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Sipas dosjes, hetuesit dyshojnë se një pjesë e fitimeve të krijuara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në Shqipëri, kryesisht në sektorin e ndërtimit, përmes kompanive të lidhura me Artur Koçekun dhe persona të afërt me të. SPAK përmend konkretisht shoqëritë “Nova Construction” dhe “LTD”, duke ngritur dyshime se këto struktura janë përdorur për të futur në ekonomi para me origjinë kriminale.

Për të mbështetur këtë dyshim, dosja citon një sërë komunikimesh SKY ECC mes Artur Koçekut dhe Franc Çopjas një tjetër trafikant droge i dënuar në Belgjikë për vrasje. Në një bisedë të datës 1 shkurt 2020, Koçeku shkruan:

“S’kanë ça m'bejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana. Për ato kompani që kam kam tardhura 30 mi n muj po kena emrin e keq"

Sipas interpretimit të SPAK-ut, këto biseda tregojnë shqetësimin e Koçekut për të justifikuar burimin e pasurive dhe investimeve përmes kredive, huave dhe dokumentacionit formal të kompanive, në mënyrë që të shmangej identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve nga autoritetet ligjzbatuese.

Në dosje thuhet se komunikime të tilla janë një nga arsyet pse prokurorët dyshojnë se investimet në ndërtim nuk përfaqësojnë vetëm aktivitet ekonomik të ligjshëm, por mund të kenë shërbyer si mekanizëm për riciklimin e fitimeve të krijuara nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve.

Artur (Luçiano) Koçeku akuzohet nga SPAK për trafikim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, pastrim të produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Sipas dokumentit hetimor, ai dyshohet se i ka kryer këto vepra në bashkëpunim, në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI