Flash

Moti i keq, rrezik i lartë në pesë qarqe.

Lapsi.al 16 November 2026

Moti i keq, rrezik i lartë në pesë qarqe.

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për reshje shiu me intensitet të lartë gjatë pasdites së sotme, kryesisht në veri të vendit, ku në disa qarqe ekziston rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas parashikimit, qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë janë më të rrezikuara nga këto fenomene. Ndërkohë, në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit mund të ketë përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

 
Sa i përket shpërndarjes së reshjeve gjatë pasdites së sotme, situata paraqitet si më poshtë:

-Shkodër, Kukës dhe Lezhë: Rrezik për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

-Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan: Rrezik për përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

-Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan: Reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

-Vlorë: Reshje mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Qarqet e tjera: Reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

 
Instituti i Gjeoshkencave thekson se rreziku për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash është më i theksuar në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë. Gjithashtu, në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të funksionimit të kanalizimeve.

Ndërkohë, ditën e nesërme, të martën, më 17 nëntor, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit.

Sa u përket temperaturave, ato pritet të luhaten nga 14 deri në 19°C në zonat bregdetare, nga 12 deri në 20°C në zonat e ulëta dhe nga 6 deri në 15°C në zonat malore.

Era gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme parashikohet të fryjë me intensitet mesatar, ndërsa në zonat bregdetare mund të arrijë deri në intensitet të fortë.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI