Flash

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Lapsi.al 18 November 2026

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Për shkak të motit të keq dhe erërave të forta, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. Nga ora 08:00 e kësaj të mërkure, 18 nëntor, priten erëra të forta me shpejtësi deri në 20 metra në sekondë dhe dallgë që mund të arrijnë 2.5 metra lartësi.

Ndalimi do të jetë në fuqi deri të enjten, më 19 nëntor, në orën 06:00. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht lundrimin. Kapiteneria u ka bërë thirrje subjekteve detare të sigurojnë mjetet në port dhe të marrin masat e nevojshme për përballimin e motit të keq.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI