Flash

Kush është Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys Agasin

Lapsi.al 12 June 2026

Biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët edhe për skandalin e AKSHI. Në prill të këtij viti, Sota u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për pesë orë, duke dhënë shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t dhe njohjet me biznesmenin Ergys Agasi.

Po ashtu Sota është arrestuar më 1 nëntor 2017 pasi u kap duke qarkulluar në automjet me 863 mijë euro. Nga operacioni i SPAK me Policinë është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Deri tani janë lëshuar 20 masa sigurie për anëtarët e grupit, që dyshohen të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, ndërsa të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI