Flash

Biznesmeni Shtufi në kërkim si pjesë e grupit kriminal të kokainës dhe pastrimit të parave, favorizohej nga Balluku me tenderat e rrugëve

Lapsi.al 12 June 2026

Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash është biznesmeni Ilir Shtufi. Ky i fundit rezulton edhe në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ku është favorizuar në tenderat e rrugëve, konkretisht në një tender të Unazës së Madhe. 

Biznesmeni në fjalë merret me ndërtime. Kujtojmë se në kuadër të një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit u lëshuan 20 masa, ndërsa janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Raportohet se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI-t. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

Operacioni është ende në vijim, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.Sakaq, të ardhurat nga trafiku mësohet se investoheshin në ndërtim.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI