Flash

Biznesmeni në kërkim pjesë e grupit kriminal/ Si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve

Lapsi.al 12 June 2026

Një ndër personat e shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik kokaine dhe pastrim parash, është dhe biznesmeni Ilir Shtufi. Ky i fundit rezulton edhe në dosjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku ku është favorizuar në tenderat e rrugëve, konkretisht në një tender të Unazës së Madhe. 

Biznesmeni në fjalë merret me ndërtime. Kujtojmë se në kuadër të një operacioni të SPAK dhe Policisë së Shtetit u lëshuan 20 masa, ndërsa janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre. Gazetarja Klodiana Lala raporton se biznesmeni Orges Sota, i cili ka përfunduar në pranga, është pyetur më herët për skandalin e AKSHI. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe nuk ka konfirmim nëse është arrestuar Orest Birçaj për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë Edmond Jaupaj është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Operacioni është ende në vijim e sipër, ndaj po ushtrohen kontrolle në disa zona në Tiranë dhe Vlorë. Sa i përket strukturës së grupit kriminal, dyshohet se krerët janë të vendosur në Dubai. Ndaj Artur Koçekut është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Sakaq, të ardhurat nga trafiku investoheshin në ndërtim.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI