Flash

176 vatra zjarresh në 10 ditë, ligji “digjet” bashkë me barin

Ligji ndalon djegien e barit dhe mbetjeve bujqësore nga 1 prilli deri më 30 nëntor. Por zjarri i Krujës tregon se ndalimi me ligj, i bërë prej tre vitesh, nuk mjafton kur ligji nuk zbatohet. Në 10 ditët e para të gushtit janë regjistruar 176 vatra zjarri nga veriu në jug.

21:42 Esmeralda Topi

Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme/ Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës

Lapsi.al 12 June 2026

Në protestën e ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të mbahet sot. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.

Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm. Organizatorët dhe qytetarët aktivist po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë antimiting të Ramës.

“Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve në protestën e djeshme. Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI