
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur në Kuvend përpara nisjes së seancës plenare, por në takim ka munguar Elisa Spiropali. Mungesa e saj vjen pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë e PS-së, ku Spiropali u la jashtë të gjitha funksioneve drejtuese në parti.
Sipas informacioneve, diskutimet gjatë mbledhjes janë përqendruar te buxheti. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, megjithëse kishte mbërritur në ambientet e Kuvendit, nuk iu bashkua mbledhjes së grupit parlamentar.