Flash

Depozitimet e parave në ATM u rritën me 125% në tremujorin e parë të vitit

Lapsi.al 29 July 2026

Depozitimi automatik i parasë në bankomate u rrit përsëri me ritme të shpejta në 3-mujorin e parë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-mars të këtij viti u regjistruan gjithsej 676 mijë depozitime të parasë cash në ATM. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, numri i depozitimeve është rritur me 125%.

Vlera totale e depozitimeve për 3-mujorin e parë ka arritur në 33.4 miliardë lekë, në rritje me 146% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Edhe vitin e kaluar depozitimet e parasë cash në ATM shënuan një rritje të fortë, duke dëshmuar një tendencë drejt automatizimit edhe në shërbimet bankare që lidhen me paranë cash.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2025 klientët e sistemit bankar kryen pothuajse 2.2 milionë depozitime të parasë në pajisjet ATM. Numri i depozitimeve u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 104.8 miliardë lekë, me një rritje prej gati 110% krahasuar me një vit më parë.

Edhe numri i bankomateve me funksionin depozitimit të parasë fizike po vazhdon të rritet, duke dëshmuar shtimin e investimeve për të automatizuar ofrimin e shërbimeve bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësojnë depozitimin e parasë cash në fund të marsit 2026 arriti në 454, nga 430 që ishte në fund të vitit të kaluar dhe 408 që kishte qenë në fund të tremujorit të parë të vitit të kaluar.

Rreth 40% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Sidomos duke pasur parasysh nivelin ende të lartë të përdorimit të parasë cash në transaksionet ekonomike në vendin tonë, shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë ndihmon në lehtësimin e ofrimit të shërbimeve bankare dhe përdorimin e stafit njerëzor të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit prej tyre është i domosdoshëm.

Përdorimi i teknologjive që i automatizojnë proceset e thjeshta operacionale është, mes të tjerash, edhe një mënyrë për të rritur eficiencën e bankave dhe për t’i angazhuar burimet njerëzore në procese më komplekse.

Në fund të muajit mars 2026, sektori bankar shqiptar ofronte gjithsej shërbim nëpërmjet 1147 ATM-ve aktive, në rritje me 8% krahasuar me një vit më parë.

Në vitet e fundit, rritja është nxitur sidomos nga ATM-të e vendosura në zonat turistike të vendit, që kanë si qëllim kryesisht ofrimin e shërbimit të tërheqjes së parasë cash për turistët e huaj.

Këto ATM zakonisht nuk ofrohen direkt nga bankat, por operohen sipas një modeli biznesi në partneritet me biznese të tjera, që zakonisht janë kompanitë që tregtojnë pajisjet ATM-të.

Në këtë partneritet, banka ofron infrastrukturën bazë të pagesave, pra, sistemin, kontabilizimin dhe paranë cash. Ndërkohë, institucionet financiare ofrojnë pajisjen ATM dhe mbulojnë kostot operacionale, si transportin, rimbushjen, siguracionin e parasë, si edhe mbajnë marrëdhëniet me bizneset për qiratë e vendosjes së ATM-ve, etj. Në fund, të ardhurat ndahen në bazë të kostove të secilës palë./Monitor

Të këshilluara

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI