Flash

DASH sqaron heqjen e statusit “Non Grata” për Berishën dhe familjen e tij

Lapsi.al 11 June 2026

Zyra e Shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit i është përgjigjur interesit të mediave shqiptare lidhur me lajmin se SHBA ka hequr statusin “non grata” për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Një zëdhënës i DASH konfirmoi se “janë dhënë përjashtime për personat e prekur nga masat”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, - thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lapsi.al mësohen se ndalimi për të udhëtuar në SHBA është shfuqizuar edhe për Liri Berishën, bashkëshorten e ish-kryeministrit si dhe për dy fëmijët e e tyre, Argita dhe Shkëlzen Berisha. 

Lajmi për heqjen e non gratës qarkulloi që paraditen e së enjtes ndërsa Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e tij në sallën e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët: “Unë erdha, u krye”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI