
Exit Poll-et pas mbylljes së kutive të votimit në 2 rajone në Gjermani këtë të diel tregojnë një humbje të thellë për CDU-në, ndërsa ekstremistët e djathtë të AfD-së forcojë pozitat në lindje të vendit. Ndërsa në Beriln e majta është në avantazh.
Në Mecklenburg-Vorpommern, AfD rezulton forcë e parë me rreth 37% të votave, sipas exit poll-it të transmetuesit publik ARD. Social Demokratët e SPD-së ndjekin shumë pranë me 35.5%.
CDU e kancelarit Merz përllogaritet me vetëm 5.5%, rezultat që do të ishte më i dobëti i saj në një zgjedhje rajonale që prej vitit 1949. Me pragun elektoral prej 5%, mbetet ende për t’u parë nëse CDU do të sigurojë mandate në parlamentin e landit.
Rezultati i Mecklenburg-Vorpommern është veçanërisht domethënës për AfD-në, e cila ka shënuar rritje të fortë në zgjedhjet e fundit në landet lindore.
Megjithatë, edhe nëse AfD përfundon forcë e parë, partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do të formojnë koalicion me të, çka e bën të pasigurt mundësinë e saj për të marrë drejtimin e qeverisë së landit.
Në zgjedhjet në Berlin, e majta e "Die Linke" del në krye me rreth 24.5%, ndërsa CDU renditet e dyta me rreth 20%, sipas exit poll-it të ARD.
Rezultatet e dy zgjedhjeve po ndiqen me vëmendje në Berlin, pasi konsiderohen edhe si një test i rëndësishëm për qeverinë federale dhe drejtimin e CDU-së nën Friedrich Merz.
Për kancelarin Merz, rezultatet vijnë në një moment kur AfD po konsolidon mbështetjen në disa zona të Gjermanisë, ndërsa CDU po përballet me presion të shtuar politik pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet rajonale. /LAPSI.al