
Urdhra, frikësime, sulme dhe therje me thikë. Kjo ndodhi në Vittoria, në provincën e Raguzës në Sicili të Italisë, midis korrikut dhe gushtit 2026. Ngjarjet i atribuohen grupit të Giovanni Gurrierit që thuhet se ka shkuar përtej “kufijve të rrugës” duke shkelur në territorin e vëllezërve Di Modica, të konsideruar shumë të afërt me "u Puorcu" (Derrat) dhe klanin mafioz Matriali.
Mes këtyre përplasjeve nuk mungojnë edhe shqiptarë. Mediat italiane përmendin Luzim Ndreun makina e të cilit thuhet se u dogj pasi refuzoi një takim. Më pas italiani Leandro Li Calzi, pronar i një lokali u plagos teksa përpiqej të ndalonte rrahjen e Ndreut.
Gjithçka thuhet se ka lidhje me përplasjet për zonat e trafikut të drogës. Në fokus janë familjet italiane Di Modica dhe Gurrieri. Një tjetër shqiptar që përmendet është Auglent "Denny" Lalollari, njeriu që, sipas burimeve, ka marrë një rol në rritje në rrjetin shqiptar. Ai thuhet se është aktiv midis Vittorias, Santa Croce Camerina dhe bregdetit të Raguzës. Emri i tij doli gjatë një gjyqi për njërin prej vëllezërit Di Modica. Aty u fol se grupi ishte kërcënuar nga dalja e një udhëheqësi të ri të quajtur Luzim Ndreu, i njohur si me nofkën “Giuliu 'u Tistuni" (Xhulio kokëforti).
“Sipas burimeve të përfshira në hetime, Lalollari dhe Ndreu ishin anëtarë të së njëjtës organizatë dhe kishin një marrëdhënie të ngushtë dhe të respektuar. Disa persona në atë mjedis i përshkruanin ata si "xhaxha dhe nip", por kjo shprehje nuk mbështet ekzistencën e një lidhjeje familjare. Ajo thjesht mund të tregojë njohjen e vjetërsisë, autoritetit ose pozicionit brenda rrjetit” – citojnë mediat italiane.
Ishte Gurrieri që fillimisht shkoi në barin “La Lucciola”, i frekuentuar nga disa burra të identifikuar si trafikantë droge. Ai iu afrua atyre, i urdhëroi të ndalonin së shituri drogë dhe shtoi se donte të takonte shefin e tyre, duke kërkuar një përgjigje sa më shpejt të ishte e mundur. Pas asaj vizite, mesazhi arriti te Ndreu, por ai nuk ktheu përgjigje.
Sipas burimeve, ai nuk e shmangu nga frik, por thjesht nuk e konsideronte. “Në hierarkinë e njohur nga Ndreu, grupi i ri i Gurrieri nuk e kishte siguruar ende një vend dhe nuk kishte të drejtë ta thërriste. Ndreu qëndron aty ku është dhe e lë Gurrierin jashtë derës.
Kaluan disa ditë në heshtje dhe më pas njëra nga makinat e Ndreut mori flakë. Sipas burimeve të përfshira në hetim, zjarri u ndez nga burra të identifikuar si anëtarë të grupit Gurrieri. Flakët e transformuan takimin e dështuar në një sfidë të hapur, duke dërguar një mesazh të qartë: injorimi i Gurrierit nuk do të jetë më i mundur dhe vazhdimi i mohimit të njohjes së tij si bashkëbisedues do të ketë një kosto.
“Eja të shtunën dhe do të flasim për këtë”, - thuhet se i thanë ata Gurrierit. Ai u paraqit ditën e caktuar. Edhe Luzim Ndreu ishte aty. Prania e tij ndryshon kuptimin e takimit. Burri që disa ditë më parë kishte refuzuar të takohej me Gurrierin, tani qëndron para tij. Heshtja, makina e djegur dhe thirrja për të shtunën, të gjitha bashkohen në të njëjtën pikë: takimi që Tistuni e kishte konsideruar të panevojshëm iu imponua.
Përballja, e cila duhej të ishte me fjalë, degjeneroi në dhunë. Gurrieri dyshohet se e përqendroi sulmin te Ndreu, duke e rrahur barbarisht. Leandro Li Calzi, pronari i “La Lucciola”, nuk mori pjesë në sherr dhe nuk mbështeti asnjë nga pretendentët. Ai pa se çfarë po ndodhte në restorantin e tij, ndërhyri për të ndarë burrat dhe u përpoq ta shpëtonte Ndreun nga rrahja.
Në atë moment Gurrieri e goditi Li Calzin në kokë me një shishe birre duke e plagosur. Këtu sherri tregon se tashmë përballja është shndërruar në luftë. ©LAPSI.al