Flash

Zjarr masiv në landfillin e Fushë-Krujës

Lapsi.al 20 September 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fushë-Krujë, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht. Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e fushës së mbetjeve, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake, kjo nuk është hera e parë që vendgrumbullimit i vihet flaka. Brenda harkut kohor të dy muajve, zjarri është përsëritur disa herë në të njëjtën zonë.

Për momentin nuk raportohet rrezik për banesat pranë vendgrumbullimit, ndërsa flakët vijojnë të jenë aktive. Ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të natyrës së mbetjeve, ndaj në terren është vendosur edhe një fadromë, e cila po punon për mbulimin e mbeturinave me dhe.

Kjo është një nga mënyrat kryesore për izolimin e vatrave dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës, i cili po monitoron situatën dhe po ndërhyn për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

Ndërkohë, një re e dendur tymi ka mbuluar zonën përreth. Në varësi të drejtimit të erës, tymi është përhapur në drejtim të Kamzës dhe Mamurrasit, duke krijuar shqetësime për banorët e zonave të prekura.

Shkaqet e zjarrit pritet të përcaktohen pas verifikimeve, ndërsa dyshimi paraprak është se flakët mund të jenë vendosur qëllimisht.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI