Flash

Në kërkim nga Gjermania, arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova

Lapsi.al 20 September 2026

Një 34-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në Morinë.

Shtetasi me inicialet Y. A., banues në Ferizaj, u kap në hyrje të Shqipërisë gjatë kontrolleve të Policisë Kufitare. Pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ndaj tij Gjykata e Uiesbadenit në Gjermani kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 34-vjeçari akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit penal gjerman. 

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët gjermanë ka nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI