Flash

Falsifikim dokumentash dhe përfitim i paligjshëm i pronave, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier

Lapsi.al 20 September 2026

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës Ertis Shehu dhe 49-vjeçarin Ervin Habilajn. Sipas njoftimit të Policisë, të dy akuzohen për përfshirje në falsifikimin e dokumenteve dhe përfitimin e paligjshëm të pronave.

Njëkohësisht gjykata ka caktuar masën “detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 40-vjeçarin Emiljano Ruko, ish-topografi pranë ASHK-së Fier. Nga hetimet dyshohet se tre personat kanë bashkëpunuar për regjistrimin e rreth 71.7 hektarëve tokë në zonat e Levanit dhe Dërmënasit, duke përdorur dokumenta false.

Autoritetet kanë sekuestruar edhe shumën prej 715,976 eurosh, e cila ndodhej në llogarinë bankare të Ervin Habilajt. Prokuroria po vijon hetimet për të dokumentuar dhe zbuluar të gjithë personat e përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI