Flash

Mbi 414 kg kanabis të fshehura në valixhe e frigoriferë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 19 September 2026

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi policia i sekuestroi mbi 414 kilogramë kanabis, me vlerë të përllogaritur mbi 4 milionë euro. Sipas mediave italiane, droga u gjet në zonën e Guidonias dhe dyshohej se ishte gati për t’u shpërndarë në Romë dhe në provincën përreth. I riu u ndalua ndërsa po ngarkonte disa valixhe të mëdha në bagazhin e makinës. Brenda tyre policia gjeti fillimisht rreth 98 kilogramë kanabis.

Hetimet vijuan pasi 29-vjeçarit iu gjetën disa çelësa, të cilët hapnin ambiente të përdorura si depo në Guidonia dhe Romë. Gjatë kontrolleve të mëtejshme u gjet pjesa tjetër e drogës. Një sasi e konsiderueshme ishte fshehur edhe brenda frigoriferëve. Policia sekuestroi gjithashtu materiale për paketimin e dozave dhe disa shënime me llogaritje që dyshohet se lidhen me sasinë dhe shpërndarjen e drogës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI