Flash

Skema e pronave në Seman/ Në burg ish-drejtorët e Kadastrës, biznesmeni Hasko në arrest shtëpie

Lapsi.al 19 September 2026

Gjykata e Fierit ka lënë në burg ish-drejtorët e Kadastrës, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Semanit. Ndërkohë, për biznesmenin Kastriot Hasko, gjykata ka zbutur masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Ai është urdhëruar të mos largohet nga banesa dhe të mos kontaktojë persona të tjerë, përveç familjarëve. Sipas Prokurorisë, Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar toka në bashkëpronësi me katër persona të tjerë.

Më pas, pronat dyshohet se u janë shitur dy shoqërive tregtare. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 76 pasuri me një sipërfaqe totale prej 1,143 hektarësh, si edhe 150 mijë euro. Gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” edhe për persona të tjerë nën hetim në këtë çështje. Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditësh në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI