Flash

Zjarr në një banesë në Bulqizë

Lapsi.al 19 September 2026

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në Lagjen e Re, në Bulqizë, duke shkaktuar panik tek banorët.

Sipas informacioneve paraprake, në banesë jetonte një person me aftësi të kufizuara, i cili është nxjerrë në kohë nga banesa nga fqinjët.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për sigurimin e zonës. Nuk raportohet ende për persona të tjerë të lënduar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar përmasat e dëmeve materiale.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Pritet që grupi hetimor të kryejë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI