Flash

Ministrat dhe drejtuesit e PS raportojnë te Rama hallet e popullit

Lapsi.al 19 September 2026

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, krteministri Rama ka zbardhur pjesë nga bashkëbisedimet e zhvilluara gjatë takimit të djeshëm mbi ecurinë e nismës “Prania Besnike”, një proces që vijon çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë takimit, përfaqësues të qeverisë dhe deputetë raportuan mbi ecurinë e procesit, numrin e ankesave të mbledhura dhe problematikat e evidentuara në qarqe të ndryshme. Në fokus ishte edhe mënyra se si ankesat po përcillen pranë institucioneve përgjegjëse dhe hapat për zgjidhjen e tyre.

 
Sipas raportimeve të bëra gjatë takimit, në javën e dytë numri i dëgjesave është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 80 në javën e parë në 149. Ndërkohë, në total janë evidentuar qindra ankesa në qarqe të ndryshme, kryesisht të natyrës individuale, ndërsa drejtuesit theksuan nevojën për t’u dhënë përparësi rasteve që kërkojnë zgjidhje konkrete.

 
Gjatë diskutimit u raportua gjithashtu se sistemi i përcjelljes së ankesave tashmë është funksional dhe komunikimet elektronike janë dërguar pranë institucioneve përkatëse. Një tjetër pikë e ngritur ishte nevoja për kategorizimin e problematikave të ngjashme dhe përcaktimin e prioriteteve për trajtimin e tyre.

 
Në takimin e djeshëm u raportua edhe për pjesëmarrjen në dëgjesa, ku sipas drejtuesve, interesi i qytetarëve është rritur nga java në javë, si për çështjet individuale, ashtu edhe për problematikat që lidhen me komunitetet.

Në përfundim, kryeministri Edi Rama theksoi se qëllimi i nismës nuk është vetëm mbledhja dhe përcjellja e ankesave, por vijimi i procesit sipas objektivave dhe planeve të përcaktuara, me synimin që mekanizmi të funksionojë në mënyrë sa më efikase.

PJESË NGA BISEDA: 

Blendi Klosi: Është për t'u shënuar që në javën e dytë dëgjesat janë rritur me mbi 50%. Nga 80 që kanë qenë në javën e parë, tashmë janë 149 të tilla, duke shënuar rritje.

 
Niko Peleshi: Bashkia Korçë nga 263 në total, ka 118 raste. 45% lidhen me Bashkinë Korçë si territor. 85 nga Pogradevi dhe 57 raste nga Kolonja. Procesi po funksionon dhe ka fituar kredibilitet.

Taulant Balla: Në Kamëz është përmbyllur procesi i rindërtimit me 1200 përfitues.

Belinda Balluku: Të gjitha ankesat në total janë 431. I kemi vendosur vetes një qëllim që të rrisim numrin e ankesave të zgjidhura në javën e ardhshme.

Ulsi Manja: 38 ankesa kanë ardhur në këtë javë të dytë, 100% të rasteve për të dyja këto të premte janë referuar për zgjidhje nga deputetët.

Ogerta Manastirliu: Jemi takuar me mbi 1200 pjesëmarrës. Është një proces që po ecën mirë, pjesëmarrja po rritet nga java në javë për çështjet individuale, por edhe për pjesën e komunitetit.

 
Enea Karakaçi: Në dy javë janë mbajtur 172 ankesa, janë më shumë të natyrës individuale, njerëzit e kanë pritur shumë mirë.

Bledi Çuçi: Në Vlorë kanë mbërritur 179 ankesa gjithsej. E-mailet që vijnë nga deputetët duhet të ketë prioritet maksimal.

Arbjan Mazniku: Sistemi tani është plotësisht funksional, janë çuar të gjitha e-mailet në të gjitha institucionet, 31 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Mirela Kumbaro: Mendoj që problematika të njëjta të qarqeve të ndryshme t’i bashkojmë dhe t’i kategorizojmë me një lloj prioriteti.

Ervin Demo: Dy-tre javët që kemi para do të jenë kritike për të konsoliduar pastaj një gjë që të jetë sa më funksionale.

 
Edi Rama: Nuk është ideja thjesht që ne të marrim halle e të çojmë halle. Këtu ideja është që ky proces të vijojë sa më mirë. Të vazhdojmë sipas objektivave dhe sipas planeve.

Të këshilluara

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI