
Lavdije Isteri, një nënë 42-vjeçare me 3 fëmijë, me origjinë shqiptare, humbi jetën rreth orës 08:00 të mëngjesit në një aksident në Passerella, një fshat i San Donà di Piave (Venecia) teksa po e çonte vajzën në shkollë.
Për fat të mirë, fëmija shpëtoi pa lëndime, ndërsa nëna u godit nga një kamion mbeturinash dhe mbeti e bllokuar poshtë mjetit. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit nga stacioni i San Donà, të shoqëruar nga një njësi me vinç dhe personeli mjekësor i urgjencës (118).

Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, mjeku konstatoi vdekjen e gruas në vendngjarje. Policia shkoi menjëherë për të hetuar aksidentin dhe për të menaxhuar trafikun.

Sipas raportimeve fillestare në mediat lokale, kamioni i grumbullimit të mbeturinave po kryente një kthesë djathtas me shpejtësi shumë të ulët, ndërsa nëna ndodhej në vijat e bardha – me sa duket në zonën e verbër të pasqyrave mjetit.
"Lajm që na ka tronditur dhe na ka mbushur me trishtim të thellë" - deklaroi Simone Cereser, Këshilltari për Sigurinë në San Donà. "U shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes, të dashurve dhe gjithë atyre që e njihnin, me një mendim të veçantë për fëmijët e saj, të cilët po përballen me një humbje kaq tragjike. I dërgoj përqafimin dhe mbështetjen time gjithë komunitetit të Passerella-s në këtë moment pikëllimi të madh." ©LAPSI.al