Flash

PO NDODH/ Sërish protestë në Prishtinë kundër Gjykatës së Hagës

Lapsi.al 18 September 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e së premtes në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në protestë po marrin pjesë veteranë të UÇK-së, familjarë të të dënuarve dhe qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës. Ky është tubimi i dytë i zhvilluar sot në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të dhëna për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar që procesi të vazhdojë në shkallët e tjera të gjykimit.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për disa vepra penale të lidhura me krime lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për disa prej akuzave për krime kundër njerëzimit.

Protestuesit kërkojnë rishikimin e vendimit përmes procedurave të apelimit dhe kanë kundërshtuar mënyrën se si është trajtuar lufta e UÇK-së nga Gjykata Speciale. /LAPSI.al


Të këshilluara

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI