Flash

Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, 68-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për dhunë në familje

Lapsi.al 19 September 2026

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë në zonën e rrugës Panorama, pranë SPAK-ut. Një 58-vjeçare ka humbur jetën këtë të shtunë në Tiranë, pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj gjatë një konflikti familjar. Ngjarja ndodhi në banesën e vajzës së çiftit. Lumturie Patushi kujdesej për dy nipërit e mitur, kur mes saj dhe bashkëshortit, Hysni Patushi, nisi një debat.

Sipas të dhënave paraprake, 68-vjeçari e goditi gruan me thikë në gjoks, në prani të nipërve 10 dhe 14 vjeç. Ajo u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Pas ngjarjes, i dyshuari u largua dhe u arrestua më pas në zonën e Kamzës. Policia gjeti pranë pallatit edhe thikën që dyshohet se është përdorur në krim.

Burime bëjnë me dije se 68-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur. Çifti banonte në zonën e Don Boskos, por shkonte shpesh në shtëpinë e vajzës për ta ndihmuar me fëmijët. Në vitin 2017, Hysni Patushi ishte arrestuar më herët për dhunë në familje ndaj bashkëshortes. Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe dhëndrin e familjes. Dy të miturit pritet të dëshmojnë në prani të psikologut për të sqaruar çfarë ndodhi para vrasjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI