Flash

Historia e ndarjes territoriale që nga pavarësia

Lapsi.al 19 September 2026

Ndarjet territoriale në Shqipëri kanë ndryshuar shpesh, në varësi të mënyrës se si shteti ka kërkuar të ushtrojë kontrollin dhe të organizojë shërbimet. Pas shpalljes së Pavarësisë, organizimi territorial u mbështet fillimisht në strukturën e trashëguar nga Perandoria Osmane.

 
Qeveria e Vlorës e ndau vendin në prefektura, nënprefektura dhe krahina. Statuti Organik i vitit 1914 parashikonte sanxhaqe, kaza, nahije dhe bashki, me këshilla në nivele të ndryshme.


Gjatë viteve të para të shtetit shqiptar, ndarja territoriale ndryshoi disa herë. Në periudhën e Mbretërisë u konsolidua modeli me prefektura dhe nënprefektura, ndërsa bashkitë vepronin kryesisht në qendrat urbane.

Pas vitit 1945 u vendos një sistem i centralizuar, pasi territori u organizua në rrethe, qytete dhe fshatra të bashkuara, ndërsa këshillat popullorë ishin më shumë struktura zbatuese të pushtetit qendror sesa organe të vetëqeverisjes.

 
Ligji i vitit 1967 e përkufizonte këshillin popullor si organ të pushtetit shtetëror në territor, por ai nuk kishte autonominë politike dhe financiare që lidhet sot me qeverisjen vendore.


Pas vitit 1990, Shqipëria nisi kalimin nga administrimi i centralizuar te vetëqeverisja vendore. Në vitin 1992 u krijuan 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna. Reforma e vitit 2000 solli strukturë me 65 bashki, 308 komuna dhe 12 qarqe, gjithsej 373 njësi të nivelit të parë.


Ky sistem e afronte pushtetin me komunitetet, por prodhoi fragmentim të madh. Shumë komuna kishin popullsi dhe të ardhura të pamjaftueshme, administrata të vogla, mungesë specialistësh dhe varësi thuajse të plotë nga transfertat e qeverisë qendrore.

Një pjesë e tyre shpenzonin shumicën e buxhetit për paga dhe administratë dhe shumë pak për investime ose shërbime.

Reforma e miratuar në vitin 2014 dhe e zbatuar pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015 e ndryshoi rrënjësisht sistemin. Numri i njësive bazë u ul nga 373 në 61 bashki, ndërsa 12 qarqet u ruajtën. Ish-bashkitë dhe komunat u kthyen në njësi administrative pa kryetar të zgjedhur, pa këshill, pa buxhet dhe pa personalitet juridik.

Qëllimi ishte krijimi i ekonomive të shkallës, ulja e kostove administrative, profesionalizimi i administratës dhe ofrimi i shërbimeve në territore më të mëdha.

Por reforma ndryshoi hartën shumë më shpejt sesa mënyrën e financimit, shpërndarjen e kompetencave dhe organizimin e shërbimeve. Pjesa më e madhe e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm në zonat rurale, teksa bashkitë vazhduan, për inerci, të qeverisin brenda qyteteve./ Marrë nga Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI