Flash

Me kokainë gati për shitje, arrestohen dy te rinj në Laç

Lapsi.al 19 September 2026

Në Laç është finalizuar operacioni policor i koduar “Destinacioni”, në kuadër të të cilit janë arrestuar dy të rinj, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.


Në pranga kanë rënë G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, dy të rinjtë udhëtonin drejt Laçit me qëllim shpërndarjen e dozave të kokainës.

Ata u lokalizuan dhe u ndaluan në lagjen nr. 6 të qytetit, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 80 doza kokainë të ndara dhe të gatshme për shitje.

Policia sekuestroi gjithashtu automjetin që dyshohet se përdorej për transportin e lëndës narkotike dhe katër telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimit për zbardhjen e kontakteve të të arrestuarve.

 
Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike sigurohej, ndahej në doza dhe më pas shpërndahej në pika të ndryshme të Laçit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI