Flash

Cigaret kontrabandë kalojnë Kakavijën, gjenden 90 steka të fshehura në autobusin Tiranë-Athinë

Lapsi.al 19 September 2026

90 steka cigare kontrabandë janë zbuluar në një autobus të linjës Tiranë–Athinë gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës. Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga strukturat e Krimit Ekonomik të Policisë së Gjirokastrës. Sipas të dhënave paraprake, cigaret ishin fshehur në hapësira të mbyllura të autobusit, me qëllim shmangien e kontrollit doganor.

Në mjet u gjetën gjithashtu disa çanta me veshje, për të cilat mungonin faturat e blerjes dhe dokumentet e zhdoganimit. Policia procedoi penalisht drejtuesin e autobusit dhe një person tjetër përgjegjës për mjetin. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse në këtë rast janë përfshirë edhe persona të tjerë. Do të verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në Kakavijë, telefonat e personave nën hetim, si dhe roli i punonjësve të doganës që ndodheshin në shërbim në momentin e kalimit të autobusit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI