Flash

Skemë me pronat në Levan/ Arrestohen ish-drejtori i Kadastrës dhe përfituesi i dyshuar

Lapsi.al 19 September 2026

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën masën “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar të përfitimit të paligjshëm të pronave në zonën e Levanit. Në pranga ranë Ervin Habilaj, 49 vjeç, i dyshuar si përfitues i pronave, dhe Ertis Shehu, 46 vjeç, ish-drejtor i ASHK Fier. Ndaj Emiljano Rukos, 40 vjeç, ish-topograf pranë Kadastrës, u caktua masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Sipas hetimeve, Habilaj dyshohet se ka bashkëpunuar me Shehun dhe Rukon për falsifikimin e dokumenteve me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive të paluajtshme.

Çështja po hetohet për “Falsifikim të dokumenteve”, “Mashtrim”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Shpërdorim të detyrës”. Prokuroria e Fierit po verifikon edhe raste të tjera të dyshuara për falsifikim dokumentesh, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre, si dhe përfshirjen e personave të tjerë në skemë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI