Flash

Kryeministri i Sllovakisë: Disa politikanë perëndimorë po kërkojnë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë

Lapsi.al 20 September 2026

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se disa politikanë perëndimorë po përpiqen të nxisin një konflikt të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë, pas asaj që ai e cilëson si dështim të strategjisë për mposhtjen e Moskës përmes luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë të bërë të shtunën, Fico tha se Evropa ndodhet më pranë se kurrë një përshkallëzimi të gjerë të konfliktit. 

“Dështimi i strategjisë për të shkatërruar Rusinë përmes luftës në Ukrainë i ka bërë disa politikanë perëndimorë të besojnë se, nëse qëllimi nuk mund të arrihet përmes ushtrisë ukrainase dhe mbështetjes së plotë për të, atëherë duhet të bëhet çdo përpjekje për të shkaktuar një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”, u shpreh Fico.  

Kryeministri sllovak, i cili ka kundërshtuar dërgimin e ndihmës ushtarake nga Bratislava për Ukrainën, deklaroi se lufta nuk është një konflikt i Sllovakisë dhe as i NATO-s.

 “Disa përkrahës të luftës brenda NATO-s po përpiqen, me çdo kusht, ta shndërrojnë këtë luftë në një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s”, tha ai. 

Deklaratat e Ficos vijnë në një kohë kur vendet evropiane kanë ngritur shqetësime për aktivitetet hibride dhe kërcënimet ndaj infrastrukturës së tyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të premten se Rusia po intensifikon fushatën e saj të sulmeve hibride kundër Evropës. Ai përmendi edhe një incident me dron në aeroportin e Leipzigut në Gjermani në muajin gusht, për të cilin autoritetet gjermane kanë arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Moska.

Rusia ka mohuar vazhdimisht akuza të ndryshme të vendeve perëndimore për ndërhyrje apo operacione hibride në Evropë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI