
Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë të re në New York, këtë herë përpara selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas platformës “Liria ka Emër”, tubimi do të mbahet të martën, më 22 shtator, në orën 18:00, në Dag Hammarskjöld Plaza, pranë selisë së OKB-së. Protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Tubimi vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi gjykues i shpalli të katërt fajtorë për krime lufte që lidhen me arrestim dhe ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje. Ata u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Përmes protestës në New York, organizatorët synojnë shprehin kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe mbështetjen për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Në ditët pas vendimit janë zhvilluar edhe tubime të tjera të diasporës shqiptare në SHBA.