Flash

Kush është Artan Myrtaj që u ekzekutua ditën e sotme, viktima njihej si 'Tani Ruzhdiut'

Lapsi.al 20 September 2026

Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Sarandës. Ai njihej ndyshe edhe me nofkën "Tani Ruzhdiut", dhe rezulton si i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr.4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Autori i plagosjeve ka qënë Ramadan Zoto, ndërsa Klaus Jaçaj së bashku me Erjon Jaçaj dhe Artan Myrtaj bashkëpunuan me të dhe e ndihmuan pas ngjarjes që të arratisej. Fill pas kësaj ngjarje, në Sarandë ka pasur një sërë episodesh hakmarrjeje, ku Isuf Jaçaj, i ati i Klaus Jaçajt u vra me tritol si dhe ka patur një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zoto. 

Sipas informacioneve paraprake, Ramadan Zoto aktualisht po vuan dënimin me burg për plagosjen e Ernest Lama dhe Gëzim Hajdarajt, ndërsa viktima e ditën së sotme Artan Myrtaj së bashku me Klaus Jaçaj ishin të akuzuar për "përkrahje të autorit" dhe ishin lënë të lirë para pak kohësh. Mësohet se Myrtaj ishte përdorues i lëndëve narkotike, dhe kishte precedent të mëparshëm penal për 'vjedhje', sakaq, në kërkim mbetet Erjon Canaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI