Flash

Motive dashurie/ Plas sherri mes 5 shqiptarëve dhe një italiani

Lapsi.al 20 September 2026

Një sherr, mesa duket i shkaktuar nga “motive dashurie” ndodhi të shtunën në mbrëmje pranë një bari në Piazza Bernardino de Lera në Cremona të Italisë. Sipas mediave italiane 6 persona ishin të përfshirë, 5 shqiptarë dhe 1 italian. Makinat e patrullës së policisë shkuan menjëherë pas raportimit për një sherr midis disa personave.

Pasi mbërritën në vendngjarje, oficerët e policisë identifikuan 3 shqiptarë, të moshës 29, 44 dhe 49 vjeç, të gjithë me dënime të mëparshme për krime kundër personave dhe pronës dhe një shtetas italian 50-vjeçar.

Ata raportuan se u sulmuan nga dy persona të tjerë, të njohur për ta, që ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë. Një ambulancë shkoi në vendngjarje dhe e transportoi shqiptarin 44-vjeçarin në spital me lëndime të lehta. 

Më pas mbërritën edhe dy autorët e akuzuar, dy shtetas shqiptarë të moshës 20 dhe 24 vjeç, me dënime të mëparshme për vepra penale që lidhen me drogën.

Pas hetimeve dhe marrjes së dëshmive, të gjashtë personat u akuzuan për përplasje të shkaktuar nga motive romantike. Shefi i policisë së Kremonës do të marrë gjithashtu masa parandaluese kundër tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI