Flash

Trump dëbon nga Shtëpia e Bardhë, CNN, Politico dhe MSN Now

Lapsi.al 18 September 2026

Presidenti amerikan e bëri njoftimin përmes një postimi në "Truth"; i njëjti fat pret edhe "përhapësit e tjerë të lajmeve të rreme"

"Jam krenar të njoftoj se, me efekt të menjëhershëm, po ndaloj hyrjen e CNN, MSN Now dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë për shkak të lajmeve të tyre të vazhdueshme të rreme!" 

Ky është veprimi më i fundit, i njoftuar përmes një postimi në platformën e tij të rrjeteve sociale, "Truth" nga presidenti amerikan Donald Trump në fushatën e tij kundër atyre që ai i quan media "armiqësore" dhe "përhapës të lajmeve të rreme".

Vendimi, të cilin agjencia Associated Press e ka cilësuar tashmë si "një sfidë ndaj Amendamentit të Parë", u njoftua në mbrëmje. Ende nuk ka pasur reagim nga mediat në fjalë. Në postim, manjati theksoi se edhe "përhapës të tjerë të lajmeve të rreme" do të merrnin së shpejti të njëjtin trajtim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI