
Një denoncim është publikuar së fundmi nga një qytetar shqiptar, i cili ndodhej në avionin me të cilin Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit.
Në pamjet e publikuara nga JOQ nga dritarja e avionit, Rama shihet teksa zbret nga shkallët së bashku me një të ri të cilit i ka hedhur dorën në qafë. Poshtë shkallëve ndodhen efektivë të policisë italiane.
Sapo zbresin, Rama ia dorëzon të riun policisë, të cilët më pas e shoqërojnë drejt një automjeti dhe e fusin brenda.
Sipas qytetarit që dërgoi videon, i riu e ka sharë kryeministrin pikërisht teksa po zbrisnin nga avioni, duke i thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama”. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i riu është shoqëruar nga policia.
“Nuk e përtypi dot” sharjen dhe përfundoi duke ia dorëzuar vetë policisë italiane, është momenti që përcillet me jo pak ironi nga pamjet e videos.
Ndërsa gazetari Çim Rama ka publikuar disa foto dhe thotë se Rama e kapi me thonj emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni në Napoli.
“Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dëm ka bërë. Rama e kap me thonj duke zbrit nga shkallët e avionit dhe e kërcënon me fjalët: “Të zhduk! Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqerojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje” – shkruan Peka. ©LAPSI.al