
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se është bërë përparim i rëndësishëm drejt krijimit të një baze ushtarake amerikane në Poloni.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një reagim Trump tha se vendndodhja e bazës pritet të bëhet e ditur shumë shpejt. Ai vlerësoi gjithashtu presidentin polak Karol Nawrocki për atë që e cilësoi si lidership të guximshëm në këtë proces.
“Po bëhet përparim i rëndësishëm drejt krijimit të një baze të Ushtrisë Amerikane në Poloni. Nëse kjo ndodh, vendndodhja do të shpallet shumë shpejt”, u shpreh Trump.
Sipas presidentit amerikan, krijimi i bazës do të përbënte një hap historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë.