Flash

Seancë brenda, protestë jashtë/Qytetarët zhvendosen para Kuvendit

Lapsi.al 17 September 2026

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa qytetarët ndryshojnë skenarin dhe zhvendosen përpara Kuvendit. Tubimi është thirrur në orën 10:00, në të njëjtën ditë kur deputetët mblidhen në seancë plenare. Organizatorët kishin paralajmëruar më herët se protestat e 17 shtatorit do të përqendroheshin pranë Parlamentit. Ndryshe nga ditët e fundit, kur protestuesit mblidheshin kryesisht në mbrëmje para Kryeministrisë, këtë herë aksioni nis paradite.

Thirrja për tubimin e sotëm u bë në përfundim të protestës së një dite më parë. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet dhe marshimet, ndërsa kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Dy ditë më parë, protesta shënonte ditën e 108-të dhe organizatorët përsërisnin të njëjtën kërkesë. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit edhe në ditët e ardhshme, ndërsa seancat parlamentare pritet të jenë një nga pikat ku do të përqendrohen tubimet.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI