Flash

Protesta e 109-të kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Marshim për UÇK-në

Lapsi.al 16 September 2026

Protesta e 109 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shoqërua me thirrjet “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëria kërkon revoluciuon”. 

Marshimi i sotëm ndryshe nga ditët e tjera, vijoi edhe me mbështetjen e ish-krerëve të UÇK pas një vendimi të dhënë nga Haga për ish-krerët e UCK, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Vesili.

Protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës edhe me thirrjet “Liria ka emër”, “Shqipëri Dardani jemi nji”.

Gjithashtu një tjetër ndalesë e protestuesve ishte edhe te Blloku i Sigurisë, ku qytetarët kërkuan lirimin e protestuesve të ndaluar në protestat e mëparshme nga policia.

Protesta e 109 u mbyll te busti i Adem Jasharit, në rrugën e Durrësit, me thirrjet “Liri për çlirimtarët”.

Gjithashtu nesër në orën 10:00 ku pritet të mbahet edhe seanca e radhës parlamentare, është njoftuar edhe protestë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI