Flash

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

Lapsi.al 16 September 2026

Me urdhër të Prokurorisë së Fierit është arrestuar ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko. 

Arrestimi i tyre lidhet me hetimet për një rast të dyshuar të falsifikuar të dokumenteve të pronësisë në zonën Semanit. 

Burime pranë hetimit mësojnë se Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë.

Për rastin në fjalë thonë burimet, rreth dy vite më parë edhe vetë drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka bërë kallëzim në SPAK pas konstatimit të veprimeve të paligjshme që ishin kryer nga drjetoria vendore e ASHK në Fier. 

Nuk dihet ende se në cilën fazë janë hetimet e SPAK për këtë dosje. Lidhur me operacionin e sotëm me urdhër të Prokurorisë së Fierit pritet të mësohen detaje të tjera në vazhdim nga vetë organi i akuzës. 

Priten detaje të reja në lidhje me hetimin dhe përfshirjen e emrit të ish-zyrtarit të Kadastrës.

Ertis Shehu ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier në periudhën 2019 – 2021.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI