Flash

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk është prioritet për Turqinë

Lapsi.al 17 September 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk është më një nga prioritetet kryesore të Ankarasë, duke lënë të hapur megjithatë mundësinë e anëtarësimit në të ardhmen.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një intervistë, Erdogan tha se Turqia ka pritur prej 53 vitesh për t’u integruar në BE dhe se vendi nuk e ka mbyllur derën ndaj këtij procesi. Erdogan theksoi se Ankaraja nuk do të ushtrojë presion për anëtarësimin, duke u shprehur se Turqia do ta konsideronte pozitivisht një pranim, por do ta pranonte edhe refuzimin.

“Prioriteti ynë nuk është Bashkimi Evropian”, deklaroi ai, ndërsa shtoi se, nëse procesi nuk përparon humbja do të jetë e Evropës dhe jo e Turqisë

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI