Flash

Incident pranë territorit të NATO-s, avionët luftarakë rrëzojnë një dron mbi Lituani

Lapsi.al 15 September 2026

Një dron që kishte hyrë gjatë natës në hapësirën ajrore të Lituanisë është rrëzuar nga avionët luftarakë të NATO-s. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti lituanez Gitanas Nauseda, i cili konfirmoi ndërhyrjen e avionëve të Aleancës pas konstatimit të shkeljes së hapësirës ajrore të vendit.

Avionët luftarakë të NATO-s u aktivizuan për të ndjekur dronin dhe më pas ndërhynë duke e rrëzuar atë. Incidenti ka vënë sërish në vëmendje sigurinë e hapësirës ajrore të vendeve baltike, të cilat mbështeten te misioni i NATO-s për patrullimin dhe mbrojtjen ajrore. Autoritetet lituaneze pritet të hetojnë rrethanat e incidentit, përfshirë origjinën e dronit dhe mënyrën se si ai hyri në hapësirën ajrore të vendit.

Të këshilluara

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI