Flash

Gjendet një automjet i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në Cerkovinë të Vlorës

Lapsi.al 15 September 2026

Një automjet tip fuoristradë, i cili rezulton i vjedhur është gjetur i djegur në një tunel të vjetër ushtarak në zonën e Cerkovinës. Kjo ngjarje është zbuluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth.

Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Policia po heton edhe pistën nëse automjeti mund të jetë përdorur për veprimtari të ndryshme të paligjshme, kjo duke konsideruar faktin që automjeti ishte brenda tunelit në një zonë të izoluar dhe në një rrugë të paasfaltuar.  

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë lënë automjetin në tunel. Nga ana tjetër si pasojë e djegies së automjetit, flakët kanë përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI