Flash

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut

Lapsi.al 15 September 2026

Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Seanca do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi, ndërsa në qendër është masa “arrest me burg” që rëndon ndaj tij.

Çështja është rikthyer për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kërkoi rivlerësimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë argumentet e palëve dhe rrethanat e çështjes, për të vendosur nëse arresti me burg do të mbetet në fuqi apo do të zëvendësohet me një masë tjetër. Veliaj ndodhet prej muajsh në paraburgim në kuadër të hetimeve të SPAK.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI