Flash

Shtatori ndez protestat/ Qytetarët rikthehen në shesh, 107 ditë mobilizim kundër qeverisë

Lapsi.al 14 September 2026

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, duke hyrë në ditën e 107-të. Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, ndërsa slogani “Rama, jep dorëheqjen” pritet të dëgjohet sërish gjatë tubimit.

Prej më shumë se tre muajsh, protesta ka vijuar çdo ditë me grumbullime, marshime dhe aksione në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ditët e fundit, mobilizimit i është shtuar edhe prania e diasporës. Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestuesve dhe për të kërkuar ndryshim politik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI