Flash

Trump refuzon frenimin e AI: Kush fiton inteligjencën artificiale, fiton mbi të gjithë

Lapsi.al 13 September 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ata që kërkojnë ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale, pas alarmit të ngritur ditët e fundit nga disa prej gjigantëve amerikanë të teknologjisë. 

“Besoj se ka shumë forca negative që e ngrenë këtë çështje pa pasur arsye, duke sjellë në diskutim skenarë që nuk do të ndodhin”, deklaroi Trump. 

“Shtetet e Bashkuara janë në avantazh ndaj Kinës në inteligjencën artificiale. Ne jemi vendi më i avancuar në botë. Dhe, sinqerisht, dua që të mbetemi të tillë, sepse kush fiton në fushën e inteligjencës artificiale, fiton mbi të gjithë”, u shpreh presidenti amerikan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Trump hodhi poshtë kërkesat për rregullimin apo ngadalësimin e zhvillimit të AI, të nxitura nga shqetësimet se teknologjia mund të dalë jashtë kontrollit njerëzor.

“Ne mund të vendosim masa mbrojtëse, mund të bëjmë këtë apo atë, por besoj se ka shumë forca negative që e ngrenë këtë çështje, duke sjellë në diskutim gjëra që nuk do të ndodhin”, tha ai.

Qëndrimi i Trump vjen pasi disa prej kompanive më të mëdha të sektorit të inteligjencës artificiale, nga OpenAI te Anthropic, kanë shprehur ditët e fundit shqetësimet e tyre për zhvillimin e pakontrolluar të kësaj teknologjie. 

Mesazhi i përbashkët i kompanive ka qenë nevoja për më shumë kujdes, duke ngritur idenë se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet të ngadalësohet për të shmangur rrezikun që ajo të dalë jashtë kontrollit njerëzor.

Apeli i fundit është bërë nga Dario Amodei, drejtuesi i Anthropic, i cili pranoi se kjo teknologji mund të keqpërdoret për “sulme kibernetike, bioterrorizëm dhe tronditje të rënda ekonomike”.

Deklaratat e Trump dhe paralajmërimet e kompanive të mëdha të teknologjisë vijnë në një kohë kur gara për zhvillimin e inteligjencës artificiale mes SHBA-së dhe Kinës po intensifikohet. 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI