Izraeli shkatërroi infrastrukturën nëntokësore që i përkiste lëvizjes pro-iraniane të Hezbollahut në Libanin jugor të martën. Lajmin e dhanë kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz.
“Ushtria izraelite shkatërroi infrastrukturën nëntokësore të organizatës terroriste Hezbollah në kodrën Ali Taher, një pozicion me rëndësi strategjike për Hezbollahun, duke përfunduar kështu krijimin e zonës së sigurisë në Libanin jugor", - thanë Netanyahu dhe Katz në një deklaratë të përbashkët.
השמדנו הלילה את המוצב האיראני הגדול ביותר מחוץ לאיראן - מנהרות עלי טאהר בלבנון.
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) September 10, 2026
משלימים את המשימה. שנה טובה! pic.twitter.com/xbDGu7Fhyf
“Kjo është një infrastrukturë strategjike terroriste që u ndërtua gjatë dy dekadave, me financim dhe planifikim iranian", - shtuan ata. Pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte hedhur në erë tunelet nëntokësore që i përkisnin lëvizjes pro-iraniane Hezbollah, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se kishte regjistruar një tërmet me magnitudë 4.1 në Libanin jugor.
Shpërthimi u ndje edhe nga gazetarët e AFP në Liban, ndërsa imazhet e publikuara nga ministri izraelit i Mbrojtjes treguan një top zjarri që ngrihej në qiell.
Në Liban, agjencia zyrtare kombëtare e lajmeve ANI raportoi se Izraeli kishte kryer një operacion bombardimi. Një korrespondent i AFP-së tha se ndjeu dridhjet përpara se të dëgjonte një shpërthim të fuqishëm, ndërsa një tjetër raportoi se valët e goditjes arritën në qytetin jugor të Sidonit, i cili është rreth 40 km larg kryeqytetit.
Izraeli njoftoi se forcat e saj do të qëndrojnë në rajon për të parandaluar Hezbollahun të rivendosë praninë e tij dhe të rindërtojë kapacitetet e tij. ©LAPSI.al