Flash

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë Kongresin

Lapsi.al 10 September 2026

Donald Trump ka premtuar një pagesë prej 5 mijë dollarësh për çdo të rritur amerikan, nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin në zgjedhjet e mesmandatit. Gjatë konventës republikane në Dallas, presidenti tha se paratë do të jepeshin si “dividend” dhe duhet të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara. Ai u bëri thirrje amerikanëve të mbështesin republikanët, duke e cilësuar rezultatin vendimtar për politikat e tij ekonomike dhe të sigurisë.

Trump foli gjithashtu për luftën me Iranin, duke mbrojtur sulmet amerikane dhe duke argumentuar se ato penguan Teheranin të siguronte armë bërthamore. Ai nuk përjashtoi goditje të tjera. Presidenti amerikan u ndal edhe te tarifat doganore, të cilat i cilësoi si një burim të rëndësishëm të ardhurash për SHBA-në. Në një moment me tone humori, Trump sugjeroi që Ngushtica e Hormuzit të quhej “Ngushtica e Trumpit” dhe New Mexico të riemërtohej “New America”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI