Flash

Zvicra do t’i quajë “të divorcuarit” përsëri “beqarë”

Lapsi.al 10 September 2026

Qeveria zvicerane njoftoi sot synimin e saj për të shfuqizuar statusin martesor të "të divorcuarve", duke mbështetur një iniciativë nga deputetja liberale Nadine Gobbet.

Gobbet, e Partisë Liberale Demokratike të Lirë, kishte shprehur mospajtimin e saj me faktin që të divorcuarit duhet të deklarojnë në dokumente dhe formularë zyrtarë se janë “të divorcuar”, madje edhe disa vite pas divorcit të tyre.

Deputetja argumenton se kjo kategori e statusit martesor është e panevojshme sepse divorci është një çështje ligjore e zgjidhur. Kërkesa që dikush të identifikohet si “i divorcuar” përgjithmonë do të thoshte se një ngjarje private “përjetësohej administrativisht”, tha ajo.

Gobbe sugjeroi që njerëzit e divorcuar duhet të kthehen në kategorinë "beqarë" në formularët zyrtarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI